
Një grua e cila ishte kthyer 10 ditë më parë nga Kina ka rezultuar negative në analizat që i janë bërë për koronavirusin në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Burime të QSUT-së bënë të ditur se gruaja nuk është e prekur nga ky virus. Identiteti i saj nuk bëhet me dije.
Ndërkohë, janë shtuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar.
Krahas kontrolleve specifike që po bëhen në Rinas, edhe pikat e tjera kufitare kanë marrë masa.
Një grup pune i kujdesit shëndetësor është ngritur në Gjirokastër.
Po ashtu, në doganën e Kakavijës ka patur kontrolle te shtuara për të parandaluar përhapjen e virusit në Shqipëri.
Edhe në portin e Durrësit, kontrollet janë shtuar.
Një ditë më parë, në këtë port u paraqit një çift kinez, të cilët u lejuan të hynin pas verifikimeve të autoriteteve shëndetësore.



