Një tjetër ministër i qeverisë Rama, Niko Peleshi thirret disa herë në SPAK për të dhënë shpjegime për takimet me biznesmen të inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri si dhe për kontratat me matësat e Ujit në Korçë.
Lidhur me këtë, shefi i organizimit të Partisë Demokratike Klevis Balliu në MCN Live u shpreh se lajmi i Niko Peleshjit nuk është ri porse tani u mësua dhe se ndaj tij duhet të merret masë arresti
Sipas tij Peleshi bie ndesh me deklaratat e tij, duhet të japë dorëheqjen dhe drejtësia duhet të veprojë dhe jo ti shërbejë pushtetit.
Këta të inceneratorëve dalin me eksponentë të lartë të PS dhe Niko Peleshi nuk është lajm i ri, por tani e morëm ne vesh sepse ai ka kohë që ka qenë në SPAK dhe është përballur me këto prova, por ajo që bie në sy është pse nuk është marrë asnjë masë ndaj Peleshit.
Kur është nisur në Itali Peleshi është nisur me drejtorin e tij Tare dhe Klodian Zoto, atje kanë takuar Ahmetaj, Mërtirin dhe italianin, pas këtij takimi arrin dhe krijohet projekti korruptiv me një kompani fiktive për impiantet fotovoltaike. Klodian Zoto ishte pronari dhe punëtori i vetëm që do merrte miliona nga bashkia e Korçës. Këshilli bashkiak autorizon Peleshin për tu marrë me të gjitha procedurat për këtë aferë.
Mw tej ai shton se pretendimet e Peleshit se ka udhëtuar atje vetëm me Taren nuk janë të vërteta sepse dhe Zoto ka qenë me ata, dhe sipas tij firmosjet janë bërë nga ata persona që i kanë paguar dhe hotelin e qëndrimit, darkën, janë ata që do vidhnin paratë e Korçës.
Peleshi nuk e shikonte që kjo kompani kishte vetëm një punonjës që ishte Klodian Zoto. Sipas burimeve drejtori Tare është po ashtu person i përfshirë në këtë aferë dhe personi i komanduar për tu marrë me pjesët teknike bashkë me Peleshin. Zoto nuk merrte dot asnjë cent pa mbështetjen e zyrtarëve të PS.
Niko Peleshi është problemi pse s’ka masë arresti ndaj tij. Ai po gënjen vetëm për tu distancuar, por ai ka udhëtuar bashkë me Zoton për të takuar Mërtirin në Itali. Niko Peleshi duhet të japë dorëheqjen sot dhe drejtësia duhet ta marrë në arrest. Ai nuk është person në dijeni, por personi që firmos.
Çështja për të është këtu që SPAK kur do të veprojë dhe pse s’ka vepruar, pra kjo drejtësi po i shërben pushtetit. I janë sulur vetëm Berishës i cili është dhe njeriu që i ka denoncuar të gjithë këta dhe prandaj e mbajnë dhe në arrest Berishën.
Sa i përket protestave para bashkisë, Balliu bëri me dije se nesër në orën 11:00 do të jetë ajo e radhës para bashkisë sepse në krye të bashkisë së Tiranës vijon të qëndrojë një person që ka vjedhur taksat e qytetarëve dhe ja ka dhënë gruas së tij.
Veliaj po vjedh çdo ditë qytetarët ku taksat e tyre ja jep familjarëve të tij. Vetëm një vemje si Veliaj mund të veprojë kështu dhe të mos reagosh. Ne paguajmë taksa ky ja jep gruas, drejtorët ja japin vetes vetë dhe ky thotë nuk di gjë. Pse nuk arrestohet ky, por mbajnë në masë arrest Berishën pa provë dhe akuzë.
Këto janë turpe, ne të gjithë si popull duhet të ngrihemi kundër këtij njeriu që është turp të rrijë në krye të bashkisë. Kjo s’ka të bëjë me politikën por është çështje personaliteti. Protesta do vijojë nesër ballore dhe frontale sa më shumë, sa më fortë sepse është kapur kryetari i bashkisë duke i dhënë paratë tona gruas dhe familjes së tij, pronari faktik i inceneratorit të Tiranës.



