“Xhadat” trajtoi sot rastin e familjes Dauti nga Durrësi, e cila prej tre muajsh jeton pa ujë dhe drita. Para vitit 2012 kjo familje banonte te kabinat e plazhit, në zonën e Durrësit.
Në vitin 2012, firma ndërtuese “IDI 2005 shpk” u kërkoi banorëve të ndërtonte një pallat në zonën ku ishin kabinat dhe si kompensim t’u jepte nga një apartament.
Pas prishjes së kabinave, pronari i firmës, Panajot Korani i dorëzoi asaj një kontratë sipërmarrje, ku thuhet se garsonierja do të dhurohet sipas marrëveshjes për kompensim.
Kontrata, nuk ishte nënshkruar para noterit, por në zyrën e ndërtuesit, thotë Dallëndyshja, nëna e Meritës.
I dha vajzës një letër, por as drita, as ujë s’ka. Goca është e paralizuar dhe janë në gjendje të keqe. Pronarin e firmës nuk e gjejmë dot.
Kam shkuar të lidh dritat dhe ujin, por më thanë që kontrata s’është e rregullt, sepse do edhe firmën e pronarit dhe të noteres.
Te noterja më kërkojnë firmën e pronarit që të kalojë në emrin tim.
Emisioni “Xhadat” arriti të kontaktojë me pronarin e firmës ndërtuese, Panajot Korani, i cili deklaroi se ishte i gatshëm të firmoste për dhurimin e apartamentin.
Zonja, te prona ku kam ndërtuar nuk janë pronarë trualli. Jetonin në barake. Unë i dhurova një garsoniere. Që kur u futën brenda e deri tani ju është vënë në dispozicion certifikata e pronësisë.
Por për kalimin e pronësisë nga firma ndërtuese te klienti duhen paguar edhe ca detyrime të vogla për t’i kaluar pronësinë.
I takon asaj të paguajë ashtu siç i takon edhe të lidhë kontratën e ujit dhe të dritave. Pallati ka ujë e drita, por duhet të aplikojnë në institucione që të lidhin kontratë shërbimi.
Unë jam i gatshëm në çdo lloj momenti të shkojmë te noteri. Detyra ime është të firmosë shitjen e këtij apartamenti, edhe e bëj në çdo lloj momenti.
Kushdo që dëshiron të ndihmojë familjen Dauti të shlyejë detyrimet për kalimin e apartamentit në pronësi, të kontaktojë në këtë numër: 0696530361



