Celularë të kriptuar/ Kallanxhi: Nuk ka asgjë të keqe të shesësh të tillët, e keqja është ti përdoresh për qëllime kriminale

Celularë të kriptuar/ Kallanxhi: Nuk ka asgjë të keqe të shesësh të tillët, e keqja është ti përdoresh për qëllime kriminale

Celularët e kriptuar për ekspertin e IT, Tomi Kallanxhi, nuk janë të vështirë për tu futur në mënyrë kontrabandë në Shqipëri.

Në studion e lajmeve në MCN TV, Kallanxhi, tha se të tillët kalojnë pa problem në doganë dhe se nuk është krim ti shesësh ato, por krim ti përdorën për qëllime kriminale.

Kallanxhi thotë nuk është i drejtë arrestimi i pronarëve të dyqaneve, sepse sipas tij, është njëjtë sikur do të arrestosh pronarët e një fabrike armësh, me të cilat janë vrarë shumë njerëz.

Fakti që janë banda që i kanë përdorur ato, janë kollaj të kapshme, këtu futet Iphone pa doganë, kështu që këto telefona kalojnë pa problem. Ato në përgjithësinë nuk janë shumë të bukur, janë si tullë, e mbajnë më 1 muaj baterinë, Kriptimi ndodh vetëm nëse pritësi i telefonie ka një telefon të kriptuar, atëherë i gjithë tel nuk është i kriptuar.

Në përgjithësi telefonat kompanitë i japin çfarë telefone, në informacionet e mia këto institucione kanë server brenda, porse që ndërhyhet vetëm nëse ka ndodhur një krim.

Unë them që s’ka asgjë të shesësh të tillë telefona, nuk është krim, porse nëse ato përdoren për gjëra tjera duhet të merren personat përgjegjës, nuk është përgjegjës, dyqani, apo kompania që i shet ato, është sikur të arrestosh një pronar të një fabrike armësh se armët kanë vrarë disa persona. Duhet shikuar mënyra se si përdoren ato, përderisa janë kapur në dyqane, do të thotë që në Shqipëri, mund ti blesh lirisht ato.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy