Kodi i ri penal, Hoxha: Pas 30 vitesh kishte ardhur koha, struktura e pjesës së përgjithshme jo e punuar mirë

Kodi i ri penal, Hoxha: Pas 30 vitesh kishte ardhur koha, struktura e pjesës së përgjithshme jo e punuar mirë

Pas 28 vitesh Shqipëria do të ketë një kod të ri penal. Emisioni FactCheck ka mundur të sigurojë draftin i cili ende nuk është bërë publik. Në këtë kod për herë të parë futen risitë e mbrojtjes së pronës dhe e drejta për t’iu përgjigjur sulmit të një agresioni në banesë. Lidhur me këtë, i ftuar në studio avokati Arbër Hoxha u shpreh se kodi penal pretendohet që do të ndryshohet vetëm pjesa e përgjithshme ndërkohë që pjesa e posaçme nuk do të ndryshojë. Ai tha se për pjesën e përgjithshme nga pikëpamja e strukturës duket se nuk është punuar mirë, është një gjuhë e thatë, ndërsa teknika legjislative e përdorur në rastin konkret është shumë e zgjeruar. Sipas tij, ka ardhur koha që pas 30 vitesh të kemi një kod penal që përmbush të gjitha standardet kryesore nga konventa evropiane. ‘Sigurisht që pjesa dërmuese e kodit penal sepse duhet thënë se kodi penal pretendohet që do të ndryshohet vetëm pjesa e përgjithshme ndërkohë që pjesa e posaçme nuk do të ndryshojë. Pretendohet që do ndryshohet pjesa e përgjithshme që është pjesa që përcakton institutet e së drejtës penale dhe parimet dhe normat ku mbështetet ajo. Sigurisht që një sërë institutesh të së drejtës penale që ka të bëjë me përgjegjësi për moshën penale, me pezullimin e ekzekutimeve të dënimeve me burgime ose alternativa të dënimeve, sigurisht që ndryshon me pjesën e shpërblimit të dëmit ndaj një personi të tretë. Për pjesën e përgjithshme nga pikëpamja e strukturës duket se nuk është punuar mirë, është një gjuhë e thatë, ndërsa teknika legjislative e përdorur në rastin konkret është shumë e zgjeruar dhe një pjesë e tyre ekzistonin, por janë zbërthyer. Është më i kuptueshëm, por një pjesë duhen një pjesë dhe nuk duhen. Mbase ka ardhur koha që pas 30 vitesh të kemi një kod penal që përmbush të standardet kryesore nga konventa evropiane. Lidhur me ndryshimet për largimin nga lagja, komuniteti i të dënuarve, Hoxha sqaroi se nqs do i drejtohemi të drejtës kanunore është parashikuar largimi nga një pjesë e komunitetit, por sipas tij, ndërkohë që kjo frymë e kodit penal pjesa e përgjithshme është pozitive, kjo dispozitë bie në kundërshtim sepse pasi ke përfunduar një dënim mund të jepet një tjetër dënim plotësues. Një pjesë e këtyre dispozitave janë të pa konsultuara sepse bien në kundërshtim të hapur me kushtetutën dhe konventën evropiane. Çdokush që prezumohet i pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë dhe dënimi në paraburgim shkel të drejtat e tij. Kjo ka të bëjë me një parim kushtetues që duhet të mbrohet me forcë. Kodi shton dënimet edhe për zyrtarët abuzues me postet e të përfshirë në korrupsion duke i përjashtuar ata për 25 vite nga detyrat shtetërore. Hoxha tha se çdo dënim duhet të jetë në proporcion me kryerjen e veprës penale. ‘Praktikisht gjithë jetën. Norma të tilla janë të shpërpjesëtuara, çdo dënim duhet të jetë në proporcion me kryerjen e veprës penale, kjo vjen në kundërshtim të hapur me nenin 17. Është në proporcion me atë që ke kryer, është e rëndë dhe antikushtetues.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy