Idrizi në Zululand: Nuk jam anti-grek; Do doja të shkoja në Athinë me një delegacion shqiptar

Idrizi në Zululand: Nuk jam anti-grek; Do doja të shkoja në Athinë me një delegacion shqiptar

Shpëtim Idrizi, kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ishte sot në një bashkëbisedim me gazetarin Mustafa Nano në studion e Zululand. Në 30 minuta, diskutimi u përqëndrua mbi çështjen çame dhe tek deklaratat e Ministrit të Jashtëm grek.

 

Ndoshta për herë të parë Idrizi deklaroi se nuk është anti-grek por thjesht kërkon zgjidhjen e çështjes së vjetër çame. “Dhe unë vetë kam një perceptim të gabuar kur dukem si ‘anti-grek’, nuk është kështu absolutisht nuk jam anti-grek. Unë kërkoj që të drejtat e mohuara të një krahine të qenësishme të Shqipërisë dhe pasojat mbi të drejtat e njeriut jo vetëm nga padrejtësia historike e 70 viteve, por është e papranueshme që edhe sot e kësaj dite të shkelen të drejtat e njeriut mbi anëtarët e këtij komuniteti, pra mbi ne vazhdon padrejtësia”, është shprehur Idrizi.

 

Ai tha se nuk është bërë asnjëherë pjesë e takimeve me zyrtarët e Greqisë dhe Shqipërisë. Por e dëshiron shumë për të vërtetuar gjithë historinë e popullit që pa genocidin më të tmerrshëm. “Fatkeqësisht nuk kam pasur rast të asistoj në takimet bilaterale dhe nuk kam qenë asnjëherë zyrtarisht në Athinë, por edhe kur ikën pala shqiptare sikur ka një kompleks që të jem me ta”. Ndërsa shprehet: “do doja të kisha një mundësi ballafaqimi dhe dialogimi që nga Ambasadori grek në Tiranë, pasi kam agrumenta pa fund, historike,  juridike dhe do kisha shumë dëshirë t’ua përcillja, por kjo nuk është çështje dëshirash por drejtësie dhe padyshim mos sot nesër drejtësia do vihet për çështjen çame.”

 

Ndërsa sa i takon ligjit të luftës, i cili ekziston, ai tha se dihet që qeveria duhet t’i drejtohet zyrtarëve të NATO-s. “Shteti shqiptar çështjen e  ligjit të luftës e ka detyrim t’ua referojë zyrtarëve të NATO-s, e thjesht sepse në këtë botë nuk jetojmë vetëm ne me Greqinë”, tha Idrizi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy