Merkel bisedë telefonike me Erdogan, mediat greke: Presidenti turk kërkoi llogari për ne

Merkel bisedë telefonike me Erdogan, mediat greke: Presidenti turk kërkoi llogari për ne

Pasditen e kësaj të enjte raportohet se presidenti i Turqisë Recep Tayyyip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angelsa Merkel, me të cilën ka folur për tensionet e krijuara në Mesdheun Lindor.

Ky zhvillim i fundit vjen 24 orë pas ndërhyrjes publike të Sekretarit të Shtetit të SHBA, Mike Pompeo, i cili kërkoi ndalesën e përshkallëzimit të ngjarjeve dhe fillimin e një dialogu midis Greqisë dhe Turqisë.

Në Greqi mediat pretendojnë se kanë zbardhur një pjesë të bisedës ku thuhet se Erdogan ka qenë i prerë në përgjigjet e tij, ndërsa ka thënë se i duket e papranueshme mbështetja nga disa shtete e sjelljeve “egoiste” të Greqisë.

“Ne jemi për një shpërndarje të drejtë në mënyrë që të gjithë shtetet bregdetare të mund të fitojnë. Por Greqia, Qiprio dhe vendet që e mbështesin atë, përshkallëzojnë tensionin dhe nuk promovojnë një zgjidhje të përbashkët. Është e papranueshme për disa vende të mbështesin sjelljen egoiste dhe të padrejtë të Greqisë. Turqia gjithmonë dhe kudo do të mbrojë të drejtat dhe interesat e saj në çdo rast dhe veprim që nuk do të bëhet në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Turqia mirëpret kontributin dhe përpjekjet e Angela Merkel dhe Gjermanisë për një zgjidhje,” tha Erdogan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy