
Policia e Bulqizës thotë se ka vënë në pranga autorin e vrasjes së ndodhur mesditën e djeshme në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël, ku u plagos me armë gjahu dhe më pas humbi jetën 35-vjeçari.
Si i dyshuar për ngjarjen u arrestua Flamur Kamberi, 43 vjeç, banues në fshatin Tërnovë, Bulqizë.
Gjithashtu nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A.K., 33 vjeç; H.T., 42 vjeç; R.K., 28 vjeç, banues në fshatin Tërnovë.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Flamur Kamberi, së bashku me kushëririn e tij Vasil Kamberi dhe shtetasit A.K., H.T., R.K., kishin dalë për gjueti në pyllin e fshatit Tërnovë dhe askidentalisht Flamur Kamberi, ka qëlluar me armën e gjahut në drejtim të shtetasit Vasil Kamberi, ku si pasojë e plagëve të marra humbi jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.
Shërbimet e policisë në vendin e ngjarjes, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 4 armë gjahu çifte, 2 gëzhoja, 22 copë fishek dhe 4 celularë.



