Babai i katër fëmijëve është vrarë mizorisht nga një grup adoleshentësh të cilët po bullizonin një të pastrehë.
I riu 34-vjeç i identifikuar si James Gibbons kishte shkuar për t’i ofruar ushqim burrit të pastrehë kur pa grupin e adoleshentëve që po bullizonin personin e pastrehë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se babai i 4 fëmijëve u vra mizorisht me thikë nga tre meshkuj dhe dy femra përkatësisht të moshave 13 deri në 16-vjeç.
Familjarët thanë se tragjedia kishte ndodhur pasi ai kishte kaluar një ditë duke festuar ditëlindjen e vajzave binjake.

Ndërkohë policia u ka bërë me dije se adoleshentët janë vendosur prapa hekurave, ndërsa ende janë në kërkim të armës së krimit.






