Von der Leyen: Liderët europianë do t’i bashkohen Zelensky-t në Shtëpinë e Bardhë. Merz konfirmon pjesëmarrjen

Von der Leyen: Liderët europianë do t’i bashkohen Zelensky-t në Shtëpinë e Bardhë. Merz konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, thotë se ajo dhe udhëheqës të tjerë do t’i bashkohen Zelensky-t në Shtëpinë Bardhë. Ajo nuk specifikon se cilët udhëheqës do t'i bashkohen asaj në Shtëpinë e Bardhë.

“Këtë pasdite, do ta mirëpres Zelensky-n në Bruksel”, shprehet von der Leyen në “X”, duke shtuar: “Me kërkesë të Presidentit Zelensky, unë do t'i bashkohem takimit me Presidentin Trump dhe udhëheqës të tjerë evropianë në Shtëpinë e Bardhë nesër".

Pjesëmarrjen e konfirmoi edhe kancelari gjerman Friedrich Merz. “Udhëtimi do të shërbejë si një shkëmbim informacioni me Presidentin e SHBA-së Donald Trump pas takimit të tij me Presidentin rus Vladimir Putin në Alaska”, tha zëdhënësi i kancelarit Merz. 

Presidenti ukrainas do të udhëtojë për në Uashington të hënën për bisedime me Presidentin e SHBA-ë, Donald Trump.

Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar do të zhvillojnë një telefonatë me Zelenskyn dhe aleatët e tyre mbi luftën në Ukrainë të dielën.

Takimi vjen pas samitit në Alaska të premten, ku Trump dhe Presidenti rus Vladimir Putin nuk arritën dot një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Presidenti amerikan ka thënë se dëshiron të anashkalojë një armëpushim në Ukrainë, në favor të një marrëveshjeje të përhershme paqeje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy