Vendndodhja sekrete bërthamore e Iranit që vetëm një bombë amerikane mund ta godasë

Vendndodhja sekrete bërthamore e Iranit që vetëm një bombë amerikane mund ta godasë

E fshehur në një shpat mali në jug të Teheranit ndodhet uzina e pasurimit të uraniumit që është jetike për ambiciet bërthamore të Iranit.

Izraeli mund të ketë arritur dominim mbi qiellin e Iranit, por impianti bërthamor i Fordos, që besohet të jetë i vendosur nëntokë në një thellësi që tejkalon atë të Tunelit të Kanalit të Lamanshit që lidh Britaninë me Francën, ende nuk është prekur nga ofensiva e Izraelit. 

Vetëm SHBA-të konsiderohen se e kanë bombën që është e mjaftueshme për shkatërruar Fordon, një veprim që mund ta zgjerojë në mënyrë dramatike një luftë në Lindjen e Mesme.

Çfarë është vendi i pasurimit në Fordo?

I vendosur rreth 96 km në Jug të kryeqytetit Teheran, vendi i pasurimit të uraniumit në Fordo ndodhet në një rajon malor pranë qytetit të Komit.

Kompleksi në Fordo fillimisht ishte një seri tunelesh të përdorura nga Trupat e Gardës së Revolucionit Islamik të vendit, por Irani pranoi ekzistencën e uzinës së pasurimit në vitin 2009, pasi u zbulua nga agjencitë perëndimore të inteligjencës.

Mendohet se objekti nëntokësor përbëhet nga dy tunele kryesore që përmbajnë centrifuga të përdorura për pasurimin e uraniumit, si dhe një rrjet tunelesh më të vegjël.

A është Fordo i pathyeshëm?

Fabrika Fordo paraqet një sfidë unike për ushtrinë izraelite për shkak të thellësisë së objekteve të saj nëntokësore.

Për të shkaktuar ndonjë dëm të konsiderueshëm në këtë vend, ai do të duhej të shënjestrohej nga një municion “bunker buster” që është në gjendje të depërtojë thellë nën sipërfaqe.

Mendohet se Izraeli ka armë të tilla, por ato mund të veprojnë vetëm në një thellësi më të vogël se 10 metra. Megjithatë, SHBA-të kanë një bombë që mund të jetë në gjendje ta kryejë këtë punë: GBU-57 Massive Ordnance Penetrator.

Mbështjellja dhe pesha e rëndë e MOP-it i lejojnë asaj të depërtojë rreth 18 metra beton ose 61 metra dhe para se të shpërthejë. Një shenjë që SHBA-të mund të jenë duke u përgatitur për të përdorur MOP-in kundër objektivave në Iran është vendosja e bombarduesve të saj të fshehtë B-2 në Diego Garcia, një bazë ajrore 2,300 milje nga Irani, por brenda rrezes së veprimit të B-2.

Sipas BBC, SHBA-të mund të jenë duke u përgatitur për një rol më të gjerë në konflikt. Në ditët e fundit, 30 aeroplanë ushtarakë amerikanë janë zhvendosur nga bazat në SHBA në Evropë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy