Dosja “Shullazi”, dëshmitari: Më kanë kërcënuar

Dosja “Shullazi”, dëshmitari: Më kanë kërcënuar

Besnik Musai, dëshmitar i çështjes “Shullazi” ka dëshmuar sot në seancën e radhës. Musai tha se është kërcënuar për të mos dhënë dëshminë e tij.

“Dy persona kanë ardhur në shtëpinë time në Durrës dhe i kanë thënë nënës sime që nëse dëshmoja do ta kisha keq punën”, ka thënë dëshmitari.

Musai ka deklaruar gjithashtu se prej 5 vitesh ka qenë shofer i Ylvi Beqajt, i cili bashkëjetonte me motrën e tij.

“Ylvi Beqaj më ka thënë që Shullazi i ka kërkuar para dhe në një rast, ai i ka dhënë Shullazit 80 mijë euro”, ka thënë Musai.

Dëshmitari ka deklaruar se ka qenë i pranishëm kur është firmosur kontrata mes Shullazit dhe Beqajt dhe pasi kanë dalë nga zyra e noteres, i ka vënë pistoletën në bark Beqajt.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy