Gjyqtari i Kushtetueses në veting/ Muçi: Më jepni kohë sa të vijnë aktet nga Turqia

Gjyqtari i Kushtetueses në veting/ Muçi: Më jepni kohë sa të vijnë aktet nga Turqia

Në Kolegjin e Posaçëm i Apelimit po zhvillohet seanca për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi.

Komisioneri Publik paraqiti parashtrimet në lidhje me provat e reja të paraqitura nga Muçi në seancën e mëparshme.

Komisioneri kërkoi që provat të paraqiten në gjuhën shqipe, pasi pretendon se “provat e reja nuk janë rezultat i ndryshëm nga ai i mëparshmi”.

Ndërkohë Muçi ka kërkuar pak kohë sa të mbërrijnë aktet në nga Turqia, ndërsa thotë se do t’i paraqesë ato në shqip dhe anglisht.

“Kërkoj të administrohet si provë bilanci i kompanisë turke që është një nga huadhënësit. Aktet e dërguara nga Turqia, për bilancin financiar pozitiv të kompanive të një prej huadhënësve të mi në Turqi ende nuk ka mbërritur. Kam konfirmuar që është nisur nga posta turke, por nuk ka mbërritur në atë shqiptare. Nëse me jepni kohën e nevojshme, deri në mbërritjen e tyre. Kam konstatuar se qëndrimi i KPK, lidhur me shpenzimet për jetesë të subjekteve, ka qenë duke iu referuar INSTAT-it”, shprehet anëtari i Kushtetueses.

Nga ana tjetër Komisioneri Publik deklaron se anëtari i Gjykatës Kushtetuese ka probleme me pasurinë dhe figurën morale.

Raporti i DSIK thotë se Muçi ka kontakte të papërshtatshme me një biznesmen, i cili rezulton me probleme ligjore.

Më 18 tetor Muçi u betuar përpara Presidentit të Republikës si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Muçi, i cili ka mbaruar studimet në vitin 1995 dhe ka punuar për 20 vjet si prokuror, arriti të kalojë shkallën e parë të vetingut në vitin 2018. Megjithatë, vendimi u apelua dhe ai po përballet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit me kërkesën për shkarkim të Komisionerit Publik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy