
Pas dekadash nga shkatërrimi gjatë periudhës së komunizmit, Kisha e Shën Gjergjit në Rras të Butë është ringritur nga themelet falë kontributit të banorëve. Në Lezhë, rikthimi i saj është më shumë se rindërtimi i një objekti kulti, pasi për komunitetin përfaqëson historinë, identitetin dhe traditën e trashëguar ndër breza.



