Ilir Beqaj në SPAK/ Rusta: Nuk do t'i kthehet laptopi, po ekzaminohet për të zbuluar email-e e komunikime (VIDEO)

Ilir Beqaj në SPAK/ Rusta: Nuk do t'i kthehet laptopi, po ekzaminohet për të zbuluar email-e e komunikime (VIDEO)

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur sërish sot në SPAK, në respektim të masës “detyrim paraqitje”. 

Ai po jep deklarime para hetuesve, lidhur me hetimin për koncesionin e sterilizimit të mjeteve spitalore.

MCN TV mëson se ish-ministrit nuk do t'i kthehet as sot laptopi, që po ekzaminohet nga SPAK, për të zbuluar emaile apo komunikime. 

Në një raportim mër MCN Live gazetari Arsen Rusta bën me dije:

"Sërish sot z.Beqaj do të japë deklarime para hetuesve. Ai këmbëngul që hetimet të shtrihen që nga viti 2011, kohë kur ai kur nuk ishte ministër dhe deri në momentin kur SPAK ta vlerësojë të arsyeshëm, me argumentin se për sa i përket raportit të KLSH, asgjë nuk lidhet me detyrën e z.Beqaj dhe nuk është ai që ka abuzuar, por mund të ketë të tjerë të dyshuar. Ka kërkuar po ashtu kthimin e sendeve personale, mes tyre edhe laptopin, ku thotë se ka mjaft materiale, po ashtu edhe përgjigjet për hetuesit. Edhe sot burime për MCN Live bëjnë me dije se Beqaj nuk do ta marrë këtë laptop, sepse është ende në ekzaminim, dhe laboratori i teknologjisë së informacionit në SPAK është duke e ekzaminuar për të zbardhur email-e komunikime, apo qoftë komunikime të fshehura ndër vite".

Ish-ministri ndodhet në masën e sigurisë detyrim për t’u paraqitur dhe ndalim për të dalë jashtë shtetit pas hetimeve të SPAK për koncesionin 100 milionë dollarë.

SPAK thotë se Beqaj ka vijuar procedurat koncensionare pa një studim të mirëfilltë për nevojat e sistemit, si dhe nuk ka shmangur konfliktin e interesit sa kohë nuk ka përjashtuar veten nga procedurat për shkak të njohjeve me biznesmenin që fitoi koncesionin.

Kujtojme qe Beqaj po hetohet po ashtu per çështjen e check -up dhe disa ditë më parë iu kontrollua banesa pasi ka dyshime se ka abuzuar edhe me fondet e SASPAC.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy