Ish-kryeministri Berisha i është bashkuar protestës së demokratëve në të njëjtën kohë me nisjen e punimeve të Parlamentit, të cilat PD i ka bojkotuar. Berisha e ka marrë fjalën para protestuesve duke akuzuar kryeministrin Rama për përfitime personale në dëm të trashëgimisë historike e kulturore të vendit përmes projektit të Velierës në Durrës. Berisha tha se kryebashkiaku i Durrësit po shkatërron trashëgiminë historike me bekimin dhe përfitimin personal të kreut të qeverisë.
"Edi Rama në Durrës është si ISIS-i në Siri. Ky mafioz lokal në atë zonë nuk do të guxonte dot të priste qoftë edhe një degë peme pa bekimin e kryebanditit që rri këtu dhe mbush xhepat me paratë e shkatërrimit të Durrësit. Çfarë është Gjushi? Është një vegël, e kapi banda dhe e vari për këmbësh si gic në dritaren e hotelit. Ai ka vetëm një detyrë: t’i çojë qesen me para kryebanditit të Shqipërisë. Këtë që po i bën ky Durrësit nuk ia ka bërë asnjë pushtim. Veliera është 3 milionë euro në xhepat e tij. Një pllakë betoni që me ministren e tij të antikulturës fut 3 milionë euro në xhep dhe shkatërron trashëgiminë kulturore të Durrësit 3-vjeçar", tha ai.



