Protesta për burimin e ujit në Lumas, reagon bashkia Kuçovë

Protesta për burimin e ujit në Lumas, reagon bashkia Kuçovë

Pas protestës së mbajtur këtë të premte në fshatin Lumas për ujin e burimit të Sinecit, ka reaguar bashkia e Kuçovës.

Drejtori i Urbanistikës në bashkinë Kuçovë, Ferdinand Puca ka shpjeguar se ndërtimi i ujësjellësit nuk do të ndikojë në mbylljen e burimit të Sinecit. Ndërkohë më tej shton se burimi i Sinecit nuk është pronë e banorëve, por është pronë publike.

“Bashkia Kuçovë ka hartuar para një viti një projekt për ndërtimin e një ujësjellësi që do të furnizojë 5800 banorë të 7 fshatrave: Lumas, Pëllumbas, Bardhaj, Shegjës, Vodëz, Krekës dhe Koritës.

Projekti synon në marrjen e ujit nga burimi i Sinecit, që nuk është as pronë private dhe as pronë e shtetit por është pronë publike.

Ndërtimi i këtij ujësjellësi nuk do të ndikojë në mbylljen përfundimtare të burimit të Sinecit, pasi parashikohet që të ketë ujë për vaditje edhe për banorët.

Projekti kap vlerën e 354 milion lekëve, do të zbatohet në një afat kohor prej 18-muajsh dhe firma zbatues është firma Salillari shpk”, ka thënë Drejtori i Urbanistikës Kuçovë Ferdinand Puca.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy