Lituanezët votuan për shtetësinë e dyfishtë me 43 vende, por jo me Rusinë

Lituanezët votuan për shtetësinë e dyfishtë me 43 vende, por jo me Rusinë

Lituanezët mbështetën me shumicë dërrmuese të votimit ndryshimin e kushtetutës për të lejuar shtetësinë e dyfishtë me disa vende, gjatë një referendumi të mbajtur të dielën, raporton Euronews. 

Mocioni u miratua me rreth 71.9% të votave dhe u kundërshtua me pak mbi 26%, treguan rezultatet paraprake. Pjesëmarrja ishte më shumë se 52.6%.

Nëse miratohet në ligj, do të ndryshonte nenin 12 të kushtetutës së vendit në mënyrë që lituanezët të mund të fitojnë një shtetësi të dytë, pa humbur atë të lindjes.

Këtu përfshihen 43 shtetet anëtare të BE-së, poashtu edhe ato të Zonës Ekonomike Evropiane - Norvegjia, Zvicra, Lihtenshtajni dhe Islanda. Anëtarët e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) dhe të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), duke përfshirë këtu Shqipërinë, Australinë, Kanadanë, Kili, Izrael, Japoni, Meksikë, Mal të Zi, Korenë e Jugut, Turqinë dhe SHBA-të, shkruan Euronews. 

Megjithatë, ajo përjashton Rusinë, pavarësisht se Rusia flitet nga më shumë se 8% e popullsisë lituaneze.

Pranimi i Lituanisë në BE në 2004 ka përshpejtuar trendin në rritje të lituanezëve që kryesisht migrojnë për arsye ekonomike. Këta emigrantë nuk mund të fitonin shtetësinë e vendit të tyre të banimit pa humbur kombësinë e tyre lituaneze.

Sipas shifrave të qeverisë lituaneze, 744 dhe 720 njerëz humbën shtetësinë e tyre lituaneze kur morën një tjetër në 2016 dhe 2017.

Referendumi u mbajt të dielën në të njëjtën kohë me raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vendit dhe një referendum tjetër për të ulur numrin e parlamentarëve në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy