Trupi i pajetë i një gruaje rreth 35-vjeçe u gjet në ujë pak metra nga bregu në plazhin San Giuliano, në Itali. Sipas të dhënave të para të Kapitenerisë së Portit në Rimini, bëhet fjalë për një shqiptare.
Trupi i pajetë është vënë re nga kalimtarë të rastit, teksa pluskonte mbi ujë. Menjëherë ata kanë lajmëruar autoritetet, të cilët kanë nxjerrë trupin në breg. Dyshimet e para janë për një vetëmbytje.
Policia po heton rreth shkaqeve që mund ta kenë çuar 35-vjeçaren shqiptare në vendimin për t’i dhënë fund jetës duke u mbytur në det.



