
Vendi ynë në orët e vona të mbrëmjes është përfshirë nga reshjet e borës dhe të shiut në disa zona.
Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë me dije se reshjet e borës kanë përfshirë Juglindjen, shoqëruar dhe me temperatura të ulëta deri në -7 °C, në akset e Dajtit.
Edhe në Veri në zonat malore dhe në Llogara reshjet e dëborës kanë qenë të dendura.
Policia rrugore bën me dije se drejtuesit e automjeteve duhet të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit në rrugë dhe të jenë të pajisur me goma dimërore dhe me zinxhirë.



