Të gjithë ata që dëshirojnë të shkojnë në SHBA dhe i duhet një vizë turistike tani duhet vetëm pasaporta. Lajmërimin e ka bërë vetë ambasada amerikane në Tiranë ku përmes një njoftimi në faqen e rrjetit social “Facebook”, njofton se për intervistën për vize turistike nevojiten “vetëm pasaporta juaj dhe fleta e konfirmimit të DS-160”.
Ambasada në njoftimin e saj bën me dije se mos harxhoni kohë dhe para për të grumbulluar dokumente të cilat nuk do t’jua kërkoj
Statusi i Ambasades Amerikane:
“Të enjte të këndshme! Kam një këshillë me vlerë për ju këtë javë, siç do ta shikoni tek tregimi i mëposhtëm: unë nuk kam nevojë të shikoj dokumentet tuaja në intervistën për vizë turistike! Gjithçka më duhet nga ju është pasaporta juaj dhe fleta e konfirmimit të DS-160. . . dhe kaq! Mos harxhoni kohë dhe para për të grumbulluar dokumente të cilat nuk do t’jua kërkoj. Përkundrazi, përdoreni atë kohë dhe paratë për të qerasur veten tuaj me një makiato dhe picë”.
