Baçi: Rikonfirmimi i Berishës si kryetar në PD domosdoshmëri, s'mund të konkurohet (VIDEO)

Baçi: Rikonfirmimi i Berishës si kryetar në PD domosdoshmëri, s'mund të konkurohet (VIDEO)

Deputeti Luan Baçi ka komentuar në MCN Live procesin e rikonfirmimit të kryetarit Sali Berisha në krye të PD-së dhe situatën politike në parti, duke vlerësuar rolin qendror të tij. Baçi u shpreh se kundërshtarët e Berishës e pranojnë, sipas tij, peshën politike që ai ka në parti.

 

Unë kurrë s’kam hyrë te shifrat dhe nuk i komentoj sepse ato janë momentale. Kundërshtarët më të egër të Berishës nuk besoj se janë dakord që Berisha te PD është simbol dhe nuk mund të konkurrohet nga askush tjetër… po më gjete një person më aktiv se Berisha te PD që mban peshën e PD në këto momente… Partinë Demokratike e ringriti nga e para, pradaj është fat dhe domosdoshmëri konfirmimi i tij në krye të Partisë Demokratike.

 

 

Ai shtoi se nuk ka parë një mekanizëm real konkurrues brenda partisë.

 

 

S’ka pasur asnjë mekanizëm te kandidatët e PD… nëse do të dilte një kandidaturë nga nënkryetarët apo struktura e lartë e PD dhe të përballeshin me Berishën, do ishim dakord, por unë nuk shoh asnjë për të qenë në atë staturë.

 

 

Duke folur për mundësitë e figurave të tjera brenda PD-së, Baçi u ndal edhe te Ervin Salianji, duke vlerësuar profilin e tij, por duke kritikuar mënyrën e ndjekur për garën.

 

Edhe Salianji mund të ishte një kandidat për arsye të profilit të tij politik, edhe pse i ri në karrierën e tij politike, por mendoj se rruga e zgjedhur nuk ishte e duhura. E duhura është kur diskuton brenda strukturës së PD. Dera nuk ka qenë e mbyllur, ka qenë e hapur… por problematikat bënë që të shihej si jo i përshtatshëm për të qenë përballë Berishës.

 

Ai shtoi se, sipas tij, gara duhet të ishte zhvilluar brenda partisë dhe jo përmes përplasjeve publike.

 

Të pretendosh të konkurrosh për kryetar të PD duhet ta shohësh veten edhe si kryeministër i ardhshëm i vendit, dhe për këtë nuk ishte në lartësinë e duhur, përveç Berishës.

 

Baçi e përmbylli qëndrimin e tij duke theksuar se debatet dhe pakënaqësitë janë pjesë normale e proceseve zgjedhore, ndërsa prania e Berishës në PD, sipas tij, mbetet faktor i rëndësishëm për forcën e partisë në këtë fazë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy