Moti sot, shtim vranësirash gjatë ditës

Moti sot, shtim vranësirash gjatë ditës

Shërbimi Meteorogjik Ushtarak bën të ditur se duke filluar nga dita e sotme mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe me kalimin e orëve shtim vranësirash mesatare deri të dendura. Në orët e vona të mbrëmjes mot i vranët si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave përgjatë ultësirës perëndimore.

Në zonën e Alpeve reshje të dendura dëbore. Për shkak të temperaturave të ulëta ngrica në rrugë si dhe mjegull e mjegullinë në lugina gjatë mëngjesit. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim, e lehtë e mesatare në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 1 dhe 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET

Temperaturat në °C

Sigla

Shkodër

-2/12

diell re shi

Kukës

-5/7

diell re

Lezhë

-1/13

diell re shi

Dibër

-8/7

diell re

Durrës

1/14

diell re shi

Tiranë

-1/15

diell re

Elbasan

-1/14

diell re

Berat

-4/15

diell re

Vlorë

2/14

diell re shi

Korcë

-7/7

diell re

Gjirokastër

-4/13

diell re shi

Sarandë

3/15

diell re shi

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy