Kush është “pirati” shqiptar i arrestuar sot, për çfarë kërkohej në Gjermani

Kush është “pirati” shqiptar i arrestuar sot, për çfarë kërkohej në Gjermani

Arrestohet në Kosovë njëri prej dy vëllezërve që kërkoheshin prej tre vietësh në Gjermani për pirateri filmash.

Kreshnik dhe Kastriot S. akuzohen si drejtuesit e portalit Kinox.to, përmes së cilës kanë shpërndarë në serverë të tjerë përmbajtje të kopjuara ilegalisht si filma, etj.

Mediat gjermane shkruajnë sot se është arrestuar në Kosovë Kreshnik S., i dyshuar si njëri ndër udhëheqësit e portalit që shpërndante ilegalisht filma, Kinox.to.

Gazeta “Handelsblatt” shkruan se ai pritet të ekstradohet drejt Gjermanisë.

I arrestuari së bashku me vëllain e tij katër vite më të madh, ishte në arrati që nga tetori i vitit 2014.Në atë kohë, njësitet speciale të policisë kishin bastisur shtëpinë e prindërve të dy vëllezërve S., në Lübeck, ku jetonin edhe ata, por nuk kishin mundur t`i gjenin.

Vëllezërit, Kastrioti i lindur në vitin 1989 në Kosovë dhe Kreshniku në vitin 1992 në Suedi, akuzohen për shkelje në përmasa industriale të së drejtës së autorit pastaj për bishtnim tatimesh në shumën prej 1.23 milion eurosh, për shantazhim dhe për një rast të zjarrvënies.

Për rastin “Kinox.to”, që më shumë identifikohet në bazë të emrit të portalit, po raportojnë medie të shumta gjermane në internet, përfshirë edhe spiegelonline.de, berlinerkurier.de, bild.de, etj..

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy