Miratimi i hartës së re gjyqësore, ambasada e SHBA-së: Sistemi i gjykatave është gati për të siguruar performancë te efektshme

Miratimi i hartës së re gjyqësore, ambasada e SHBA-së: Sistemi i gjykatave është gati për të siguruar performancë te efektshme

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka mirëpritur miratimin e hartës së re gjyqësore nga Këshillii Ministrave. Nëpërmjet një reagimi zyrtar, ambasada bën me dije se harta e re gjyqësore përfaqëson një shembull të mirë të bashkëpunimit nëpërmjet institucioneve të pavarura dhe se KLGJ ka përmbushur detyrimin ligjor ligjor për të garantuar rregullisht që sistemi i gjykatave është gati për të siguruar performancë te efektshme

Mirëpresim miratimin nga Këshilli i Ministrave të hartës së re gjyqësore sot. Harta e gjykatave të Shqipërisë u hartua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor nëpërmjet një procesi që përfshiu Ministrinë e Drejtësisë dhe aktorë të tjerë, si dhe ndihmë teknike nga qeveria e Shteteve të Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës. Marrëveshja për hartën, e cila pasoi konsultime të gjera dhe marrjen në shqyrtim të shqetësimeve nga palët e interesuara si pjesë e procesit tre-vjeçar, përfaqëson një shembull të mirë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të pavarura. Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përmbushur me sukses detyrimin e tij ligjor për të garantuar rregullisht që sistemi i gjykatave është gati për të siguruar performancë te efektshme

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy