Ariana Grande do të paguajë funeralin e të gjithë viktimave që humbën jetën në Manchester Arena. Akti human i këngëtares amerikane vjen pas identifikimit të viktimave mes të cilave edhe një vajzë 8 vjeçare.
Pas ngjarjes tragjike artistja me famë ndërkombëtare ka pezulluar turneun e saj botëror. Ndërkohë janë arrestuar dhe babai e vëllai i vogël i atentorit në Manchester, duke e çuar në 6 numrin e personave përgjegjës për ngjarjen e rëndë shkruan BBC.
Një llogari dedikuar yllit të muzikës pop, supozon se këngëtarja e tronditur jashtëzakonisht nga kjo ngjarje, ka premtuar të ndihmojë familjet e 22 personave që humbën jetën në sulmin në “Manchester Arena”-s pas koncertit të saj.
Në llogarinë e Twitter-it që quhet Ariana Updates shkruhet:-“Lajme mbi Arianën: Ariana është takuar me familjet që humbën të dashurit e tyre gjatë sulmit. …Ajo do të paguajë për funeralet e tyre”.



