Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në 90-vjetorin e krijimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, zhvilloi një takim me të gjithë drejtorët e policisë në vite. Në një deklaratë për mediat, Tahiri vlerësoi rolin dhe kontributetin që ata kanë dhënë për të bërë një polici për qytetarët. Ai u shpreh me superlativa për krerët e policisë ndër vite, ndërsa më herët konfirmoi punën e policisë aktuale në luftën ndaj krimit dhe paligjshmërisë



