22 vjet nga lumturimi i Nënë Terezës

22 vjet nga lumturimi i Nënë Terezës

Më 19 tetor 2003, Nënë Tereza u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II, në një ceremoni të shenjtë të mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan. Rreth 500 mijë pelegrinë nga mbarë bota, përfshirë një numër të madh shqiptarësh, morën pjesë në këtë ngjarje historike, duke nderuar jetën dhe veprën e saj.

E njohur nga bota si Nënë Tereza e Kalkutës, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu lindi në Shkup dhe ishte simbol i përkushtimit dhe dashurisë për “më të varfërit e të varfërve”. Ajo ia kushtoi gjithë jetën shërbimit ndaj nevojtarëve, duke themeluar në vitin 1950 urdhrin fetar “Misionaret e Dashurisë”.

Për përkushtimin e saj të jashtëzakonshëm human dhe shpirtëror, Nënë Tereza u nderua në vitin 1979 me Çmimin Nobel për Paqe — një moment historik që solli në vëmendje të botës edhe prejardhjen e saj shqiptare.

Pas disa përpjekjesh të pasuksesshme për të vizituar vendlindjen e saj, më në fund, më 16 gusht 1989, Nënë Tereza vizitoi për herë të parë Shqipërinë, në një udhëtim të mbushur me emocione dhe simbolikë të thellë kombëtare.

Më 4 shtator 2016, ajo u shpall shenjtore nga Papa Françesku, në një tjetër ceremoni madhështore në Vatikan, duke marrë emrin Shën Tereza e Kalkutës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy