Meksi: Pa votat e Bashës, Rama se voton dot reformën zgjedhore. Mundësia e vetme e opozitës, listat e hapura (VIDEO)

Meksi: Pa votat e Bashës, Rama se voton dot reformën zgjedhore. Mundësia e vetme e opozitës, listat e hapura (VIDEO)

Avokati Redon Meksi në MCN Live ka komentuar lidhur me përplasjet për reformën zgjedhore ku grupi i Berishës dhe Bardhit janë kundër Bashës për bashkëkryetarin.

Ai tha se problemi këtu qëndron në faktin që opozita nuk e di çfarë kërkon dhe jo te afatet të cilat nuk është se i kemi respektuar ndonjëherë.

Sipas tij, Rama nuk e miraton dot reformën zgjedhore pa votat e Bashës, ndërsa theksoi se opozita nuk ka asnjë mundësi tjetër përveç listave të hapura.

Sa për afatet nuk është se ne i kemi respektuar ndonjëherë, pra nuk është se parlamentit tonë i intereson afati. Dhe herësi kërkonte ndërhyrje në kodin zgjedhor si vendim dhe nuk ndodhi. Problemi këtu për mua është se opozita që nuk di çfarë të kërkojë. Situata nuk zgjidhet se vazhdon do vidhen apo jo votat, por kryesorja është që vota ime të më përfaqësojë. Këta që dalin sot që nuk dinë të shkruajnë emrin e vetë votojnë çdolloj ligji pa lexuar, duhet kthimi i votës te sovrani.

Ndërsa opozita e Berishës duket sikur kërkon pse nuk jam unë në komision, por çfarë kërkon çfarë do ndryshoj, këta se dinë as vetë se çfarë duan dhe ku janë. Do shohim a do të jetë e aftë të veprojë apo të sjellë propozime konkrete dhe pse më duket e vështirë sepse bëjnë më mirë punën duke qëndruar poshtë ballkonit të Berishës se sa të bëjnë punën opozitës. Reforma zgjedhore ndryshe nga ligjet e tjera që kanë kaluar deri më sot kalon me 84 vota, që do të thotë që dhe Basha nëse i çon propozimet e tij do ti miratohen ato propozime dhe jo çfarë kërkon qeveria. Pa votat e Lulit nuk e miraton dot reformën Rama.

Më tej ai shtoi se deri më sot politika ka arritur dhe ka dashur një reformë që nuk i jep votë qytetarit.

Ata e bëjnë nga halli tani që kërkojnë hapjen e listave se nuk kanë mënyrë tjetër çfarë të bëjnë se me dëshirë do i linin në vullnet të kryetarit, por puna është se ka ardhur një moment që se mbajnë dot, dhe opozita e ka kuptuar që nuk fiton dot më nëse nuk vendosin emra të mirë se me ato lista që ka nuk e fitojnë dot.  

Nëse nuk e arrin dot le të lërë mandatin pastaj sepse është aty për qytetarët dhe jo për interesat e veta. Ligji më i rëndësishëm në vend ai i buxhetit votohet për 3 minuat, këta janë deputetë tanë. Ne kemi shkatërruar sistemin zgjedhor dhe kemi hequr lidhjen e tyre me publikun. Edhe ne si publik kemi përgjegjësinë tonë për zgjedhjet që bëjmë, kemi zgjedhur një kryeministër që nuk di të bëjë asgjë, ose më saktë që di të shkatërrojë vendin.

Ndërsa i pyetur për ‘rreshtimin’ e presidentit Begaj në krah të maxhorancës për komisionet hetimore, Meksi tha se ishte e pritshme pasi presidentit ne i kemi hequr çdo fuqi, ai është kot.

Pashë propozimin kur e bëri Felaj që tha se mund të dalin sekrete etj etj kështu që më mirë e mbyllim fare. S’ka faj se ka të gjithë familjen që i punon në prokurori. Komisionet hetimore janë që deputetët të na tregojnë ne qytetarëve të vërtetën që po ndodh. Ajo është për të na bërë ne transparencë, ai na thotë e bëjmë me dyer të mbyllura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy