SPAK hetime në radhët e opozitës dhe mazhorancës/ Emrat (VIDEO)

SPAK hetime në radhët e opozitës dhe mazhorancës/ Emrat (VIDEO)

Në Prokurorinë e Posaçme hetimet janë intensive edhe për subjektet e opozitës edhe për të mazhorancës.

Kështu tha gazetari Arsen Rusta për MCN Live, duke shtuar se hetimet e nuk do të ndalen as gjatë periudhës zgjedhore.

Ka kallëzim penal ndaj ish-ministrit të Brendshëm Noka, i kallëzuar për fshehje pasurie dhe pastrim parash, zoti Belind Këlliçi, nën hetim nga SPAK, i dyshuar për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit për efekt diplome.

Për këto çështje SPAK ka konfirmuar hetimin. Nuk kanë munguar as proceset administrative për deputeten Albana Vokshi e cila është kallëzuar nga biznesmenia Vilma Nushi.

Një prej subjekteve më të rëndësishëm nën hetim nga radhët e mazhorancës është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

SPAK nuk u pengua dhe për pjesëtarë të opozitës u ftua për të dhënë deklarime.

Edhe ish-kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia u vu nën përgjegjësi penale, nuk besoj se do të ndalet se kandidatët e mazhorancës dhe opozitës janë subjekt i SPAK.

Nëse do ketë prova se do përfshihen në korrupsion zgjedhor, do të jenë subjekt dhe automatikisht nuk do të ndalet.

Edhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ndodhet përballë SPAK për veprën penale të korrupsionit pasiv.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy