Mbipopullohen plazhet në Angli/ Njerëzit shpërfillin distancimin fizik

Mbipopullohen plazhet në Angli/ Njerëzit shpërfillin distancimin fizik

Temperaturat e larta në ditët më të nxehta të vitit kanë detyruar anglezët të shpërfillin rregullat e koronavirusit dhe të dynden nëpër plazhet e vendit.

Pamjet me dron tregojnë se si dhjetra mijëra njerëz kanë zbarkuar në bregdetin jugor të Anglisë, një sfidë edhe për autoritetet lokale të cilët ju lutën qytetërve të qëndrojnë larg njëri-tjetrit për të respektuar distancën fizike.

Ndryshe nga pjesa e veriut të vendit e cila po përballet me një mbyllje të re për shkak të koronavirusit, brigjet në jug po përballen me dyndje të qytetarëve.

Edhe në lindje, autoritetet verejne një rritje të numrit të turistëve vendas të cilët frekuentojnë bregdetin.

Temperaturat shënojnë 38 gradë celsius në Angli, dhe kaq ka mjaftuar që anglezët t’i drejtohen plazheve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy