
Rusia i ka kërkuar Britanisë largimin nga vendi mëse 50 zyrtarëve duke thelluar më tej kriza diplomatike mbi helmimin e ish-spiunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij.
Moska fillimisht dëboi 23 diplomatë britanikë, si kundërpërgjigje e njëjtë për përjashtimin e 23 zyrtarëve rusë nga Londra. Por tashmë, Kremlini zyrtar këmbëngul se më shumë britanikë duhet të largohen, në mënyrë që misionet diplomatike në të dy vendet të jenë të të njëjtës madhësi.
Sipas BBC, ka qenë Ministria e Jashtme ruse ajo që ka komunikuar këtë lajm dhe i ka dhënë 1 muaj ambasadorit britanik Laurie Bristow për të reduktuar misionin diplomatik. Londra e ka konsideruar si për të ardhur keq përgjigjen e Moskës, edhe pse zëdhënësja e Zyrës së Jashtme britanike deklaroi se një hakmarrje e tillë ishte mëse e pritshme nisur nga sjelljet e mëparshme të Rusisë.
Misionet diplomatike të Mbretërisë së Bashkuar dhe të Rusisë duhet të jenë me të njëjta madhësi në vend përkatëse.
Në praktikë kjo do të thotë se të paktën 27 zyrtarë të Mbretërisë së Bashkuar u dërguan në shtëpi, raporton Paul Adams i BBC nga Moska.
Kujtojmë se sulmi kimik i 4 marsit ndaj ish-spiunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia nxiti përjashtimin e rreth 150 diplomatëve rusë nga vendet perëndimore, të cilat kanë fajësuar Moskën si përgjegjëse. Por Rusia ka mohuar përfshirjen.



