
Deputeti demokrat, Dashnor Sula në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar deklaratat e bëra nga kryeministri Rama në studio televizive për skandalin ‘McGonigal’ dhe shmangien e tij për të folur ne seancën plenare.
Ai tha se është e drejtë e kryeministrit të përgjigjet apo të mos përgjigjet, por ka detyrim moral dhe politikë për të dhënë sqarime. Sipas tij, edhe në pamundësi për tu bërë interpelanca në datën e thirrur, ajo mund të s’postohet në seancën e radhës.
Ne kërkojmë përgjigje dhe madje të sinqerta, politike, morale nga kryeministri i vendit tonë dhe po ju them një detaj të fundit se taktika për të mos ju përgjigjur dhe shmangia e interpelancës ka vendosur që java tjetër të mos ketë as komisione parlamentare dhe as seanca parlamentare. Java e gjelbër që diskutohet dhe që është gjithmonë në kalendarin e punimeve të kuvendit është java e fundit e muajit që do realizohet dhe pastaj përgatitet për gjithë muajin. Data 3 shkurt java tjetër 5 është java që shmanget parlamenti, a ka taktikë më të qartë se kjo? E njoh në majë të gishtave rregulloren e kuvendit dhe nëse në kushte objektive kryeministri e ka të pamundur të shpjegohet në interpelancë, ajo mund të s’postohet në seancën e radhës.
Ai tha se Parlamenti shqiptar ka parë se përsa kohë që nuk vjen Rama apo Berisha parlamenti funksionon normal, në kuptimin që këta e prodhojnë politikën përmes konfliktit të çastit.
Rama ka ardhur në parlament dhe ka ofenduar dhe intimiduar ndërsa për një problem kaq serioz ai nuk denjon të vijë në parlament. Nuk kam thënë se Rama ka korruptuar ish zyrtarin e FBI, apo ka paguar para, kam thënë që duhet të hetohen të gjitha, por moralisht dhe politikisht duhet të japë shpjegime. Ka një akuzë për McGonigal, nuk po shkojmë më tej ta gjykojmë dhe kryqëzojmë, por ka detyrimin e vetëm të japë shpjegime.
Sula theksoi më tej se në këtë vend nuk respektohet kushtetuta dhe rregullat e seancës, ndërsa duke ju referuar protestës së opozitës më 11 shkurt tha se ato janë të shëndetshme në një shoqëri demokratike.
Ky vend ka përfunduar në këtë deregje sepse këtu nuk respektohen institucionet. Ne jemi kthyer në një parlament që zëri brenda opozitës është zero, kur shikon se opozita acarohet dhe krijon tension sepse nuk respektohet. Për sa për kohë që maxhoraca nuk sillet e djeshmja dhe sotmja në interes të qytetarëve në kulturë, respekt të vendit ky vend s’ka për të bërë hajër sepse këtu çdo maxhorancë vjen për të sunduar dhe jo qeverisur. Po e kam thënë se 3 herë janë bërë zgjedhje në këtë vend që nuk janë vjedhur. Ne po zhdukim popullin, këto janë arsye dhe them se protesta në një shoqëri demokratike është e shëndetshme edhe jam kundër dhunës. Në 11 shkurt PD ka një unifikim dhe do e mbështes.



