Pas udhëtimit në Krime në 9-vjetorin e aneksimit, Putin bëri një udhëtim edhe në Mariupol .
Kjo është raportuar nga Kremlini sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve RIA Novosti .
“Putin inspektoi një numër vendesh në qytet dhe foli me banorët vendas”, shpjegon Moska, duke shtuar se presidenti rus shkoi në Mariupol me helikopter, drejtoi një automjet përgjatë rrugëve të qytetit, duke ndaluar në vende të ndryshme.
Vetëm pak ditë më parë, administrata ushtarake ruse kishte inauguruar një platformë helikopteri në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, një bastion i mbrojtjes ukrainase prej muajsh deri në dorëzimin majin e kaluar.
Sipas Kremlinit, Putin zhvilloi gjithashtu një takim në qytetin jugor rus të Rostov-on-Don me liderët ushtarakë në postin komandues të operacionit special ushtarak që po zhvillohet në Ukrainë.



