Trump përsërit kërcënimin e tij për veprim ushtarak kundër Iranit

Trump përsërit kërcënimin e tij për veprim ushtarak kundër Iranit

Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti kërcënimin e tij të mërkurën, se do të urdhërojë veprime ushtarake kundër Iranit nëse Republika Islamike nuk arrin një marrëveshje për programin e saj bërthamor, duke shtuar se Izraeli do të luante një rol kyç në një sipërmarrje të tillë të mundshme.

Ai tha se mundësia për të urdhëruar veprime ushtarake është absolutisht e mundshme dhe se ka mbetur shumë pak kohë për të arritur një marrëveshje.

Nëse nevojitet forca ushtarake, ne do të përdorim forcën ushtarake. Izraeli padyshim do të përfshihet.

Kërcënimi i Trump bëhet përpara se bisedimet të mbahen të shtunën në sulltanatin e Omanit, ku pritet të jenë të pranishëm i dërguari i posaçëm i SHBA për Lindjen e Mesme Steve Witkoff dhe ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi.

Vendet perëndimore të udhëhequra nga SHBA– dhe Izraeli kanë argumentuar për dekada se Teherani dëshiron të marrë një arsenal bërthamor. Irani i hedh poshtë këto akuza dhe këmbëngul se programi i tij bërthamor ka vetëm qëllime politike.

Në mars, Donald Trump i dërgoi një letër Iranit duke kërkuar negociata për programin bërthamor të vendit për të zëvendësuar marrëveshjen e mëparshme ndërkombëtare të vitit 2015, e cila filloi të lëkundet pasi ai tërhoqi SHBA-në nga ajo në vitin 2018, gjatë mandatit të tij të parë.

Njëkohësisht, ai kërcënoi se do të urdhërojë bombardimet e Iranit nëse diplomacia dështon dhe vendos sanksione shtesë ndaj sektorit iranian të naftës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy