Me mbi 21 mijë paund të padeklaruara me vete, shoqërohet britanikja në Rinas

Me mbi 21 mijë paund të padeklaruara me vete, shoqërohet britanikja në Rinas

Një shtetase britanike me inicialet J.R.B është shoqëruar në polici, pasi gjatë kontrollit fizik në aeroportin e Rinasit i janë sekuestruar 21900 paund kesh. Identifikimi i këtyre parave është bërë në vijën e dytë të kontrollit, ndërsa tani ajo do të përballet me veprën penale të ‘mosdeklarimit të të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë’.

"Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 21 900 Paund Cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit.

Sipas raportimit të struktuarave doganore, gjatë kontrollit në vijën e dytë, të pasagjerëve që vinin nga Britania e Madhe, kostatuan se shtetasja britanike me inicialet J.R.B, kishte të padeklaruara një sasi përkatësisht prej 21 900 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale,"- thuhet në njoftimin e doganës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy