Nga kjo e shtunë bashkë me turistët nga Kosova do të vijnë edhe policë. Për të 7-tin vit radhazi policia shqiptare dhe ajo kosovare do të patrullojnë së bashku rrugët e territorit shqiptar gjatë gjithë sezonit turistik. Ndërkohë këtë vit policët e Kosovës do të kenë radar dhe drager.



