Profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu, thotë se Lëvizjes Vetëvendosje nuk i leverdisë që të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Në një intervistë për MCN Live, ai deklaroi se Kosova po rrëshqet drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme, duke nisur nga këmbëngulja e Albin Kurtit që të mos e ulë pazarin për aleatët e vetë potenciale më ata që mund të formonte qeverinë në vijim.
Mendoj se shkuarja në zgjedhje të parakohshme nuk leverdis Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit. Sepse ajo tashmë e ka marrë tatëpjetën dhe zgjedhjet kurdo që të mbahen do të marrë më pak vota se sa ka marrë deri më tani. P
erceptimi im është që zgjedhjet e parakohshme nuk janë në leverdinë e tij. As deputetëve nuk iu leverdis që të kalohet sërish në zgjedhje, se kanë shpenzuar dhe nuk kanë garanci se do të zgjidhen sërish pasi listat në Kosovë janë të hapura.



