Hoti hedh poshtë pretendimet: S’ka karantinë në veri, respektohen ligjet e Kosovës

Hoti hedh poshtë pretendimet: S’ka karantinë në veri, respektohen ligjet e Kosovës

Katër qytete të veriut të Kosovës, për të cilat më herët u fol se do t’i nënshtrohen karantinës për shkak të numrave të lartë me koronavirus, nuk e kanë marrë këtë masë. Ishte kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, i cili në një komunikim për shtyp bëri të ditur se ky është një lajm spekulues.

Diskutimi lindi për shkak të një deklarate të pretenduar të zëvendëskryeministrit të Kosovës Goran Rakiq, i cili vjen nga listat serbe. Hoti hodhë poshtë pretendimin se shtabet e këtyre qyteteve kanë vendosur kufizime në orar, ndërkohë që konkretisht u shpreh:

“Në veri vlen vetëm ligji i Kosovës, asnjë ligj tjetër. Si qeveri ne do të marrim vendim nëse ka nevojë për kufizim të lëvizjes. Institucionet e Kosovës respektojnë vetëm vendimet që dalin nga Qeveria e Kosovës, asnjë vendim tjetër. Brenda territorit vlejnë vetëm ligjet e Kosovës. S’ka karantinim në veri. Asnjë organ që vendos karantimin atje s’mund ta bëjë këtë pa vendim të Qeverisë së Kosovës.

 Zëvendëskryeministri Rakiq në zyrën e tij i përdor simbolet e Republikës, ashtu siç kanë qenë. Deklarimet që janë bërë dje, s’kanë qenë të zëvendëskryeministrit Rakiq. Ai është anëtar i qeverisë së Kosovës dhe i nënshtrohet ligjit. Jam përgjegjës për kabinetin qeveritar. Secili i nënshtrohet ligjeve të Kosovës. Në cilindo rast që bie ndesh, unë detyrohem të marrë vendim arbitrar. Është çështje e tyre se si janë deklaruar.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy