Zbulohet në Urale smeraldi me vlerë 500 mijë dollarë (FOTO)

Zbulohet në Urale smeraldi me vlerë 500 mijë dollarë (FOTO)

Një gur smeraldi me peshë 1.6 kg, më i madhi në 30 vitet e fundit, është gjetur në Rusi. Vlera e gurit të çmuar në treg mund të arrijë në 500 000 dollarë.

Kristali i rrallë u gjet në një thellësi 260 metra, bëri të ditur në një njoftim për shtyp korporata shtetërore ruse  “Rostec”, e cila ka nën administrim minierën në Malyshevsky. Vitin e kaluar në të njëjtin vend u gjet një gur i tillë me peshë 1.5 kg në të njëjtën minierë, ndërsa smeraldi më i madh i gjetur ndonjëherë aty është ai i vitit 1990, me peshë më shumë se dy kilogramë.

Smeraldët renditen të tretët në listën e gurëve të çmuar, pas diamanteve dhe rubinëve. Miniera Malyshevsky në Rusi është depozita më e madhe e smeraldëve në Europë. Aty përpunohen 94 000 tonë minerale në vit, përfshirë gurët e çmuar: 150 kg smerald, 15 kg aleksandrit që ndryshon ngjyrën dhe më shumë se pesë tonë beril.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy