Mjekët pranë PD mohojnë vetë fshehjen e vdekjeve (VIDEO)

Mjekët pranë PD mohojnë vetë fshehjen e vdekjeve (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi sot në një takim një grup mjekësh specialistë për të folur rreth situatës së krijuar nga pandemia. Mjekët pranë PD analizuan disa aspekte të situatës së Covid-19, mes të cilave edhe diagnostikimi i rasteve me Covid-19. Për mjekun Lutfi Lisha, i cili duke iu drejtuar Bashës me “kryetar” e mori fjalën i pari, tamponët mbeten e vetmja metodë diagnostikimi.

Ajo çfarë vlen për momentin sipas meje janë disa pika të rëndësishme. Diagnostikimi i rasteve që për mendimin tim është akoma në vlera të ulëta. Tamponët janë e vetmja metodë diagnostikimi në këtë rast. Teoria që me tamponët nuk kanë pasur sukses shtetet e tjera të fuqishme, për mendimin tim nuk është e saktë. Nëse nuk ka rezultuar efektive përse nuk ndalojnë bërjen e tamponëve shtetet që e kanë si praktikë. Kjo lidhet me të gjithë rrjedhshmërinë e kësaj sëmundjeje. Të vijmë te rimbursimi i medikamenteve. Si do rimbursohen nëse nuk janë me Covid. Diagnoza në këtë rast është vetëm tamponi”, tha ai.

 

Duke pranuar tamponin pozitiv si e vetmja metodë diagnostikimi, mjekët në fjalë bien dakord me autoritetet lidhur me kriterin mbi klasifikimin e vdekjeve.

Një ditë më parë, në një debat televiziv, edhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha se pozitiviteti i tamponit është kriteri për klasifikimin si vdekje nga Covid-19.

Kjo e hedh poshtë pretendimin e ngritur për fshehjen e vdekjeve nga Covid, pasi bazuar në këtë logjikë, shifrat e deklaruara nga Ministria e Shëndetësisë janë të sakta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy