Parlamenti iranian miratoi këtë të mërkurë një projektligj të diskutuar për disa muaj që forcon sanksionet ndaj grave që nuk mbajnë hixhabin në vendet publike.
“Deputetët miratuan zbatimin e projektligjit për hixhabin”, shkruan agjencia Irna, ndërsa qeveria ka ashpërsuar tonin e saj kundër rritjes së numrit të grave që dalin pa mbulesë, veçanërisht në qytetet e mëdha.
Ky projektligj ashpërson dënimet për këdo që ndiqet penalisht për shkelje të kodit të rreptë të veshjes të vendosur ndaj grave, një nga shtyllat ideologjike të Republikës Islamike që nga rënia e Shahut në 1979.
Kështu, ligji parashikon sanksione financiare për “ promovimin e lakuriqësisë ” ose “ talljen me hixhabin ” në media dhe rrjetet sociale, si dhe gjoba dhe ndalime për të dalë nga vendi për pronarët e bizneseve, punonjësit e të cilëve nuk mbajnë mbulesë.



