Ata që i preferojnë filmat horror dhe nuk kanë frikë të bëhen pjesë e lojërave të frikshme kanë një sfidë të re përpara: të kalojnë natën e Hallouinit në kështjellën e Drakulës në Transilvani.
Kjo është ideja e një faqeje që reklamon shtëpitë me qira. Fortesa e Branit në Rumani njihet ndryshe si rezidenca e Vlad Tepesit, princi i Valakias, personazh që ka ekzistuar vërtet dhe është bërë frymëzim për romanin e Bram Stokerit dhe filmin e bazuar mbi të.
Vetëm dy persona mund të kalojnë natën e Hallouinit në labirinthet dhe korridoret e kështjellës, madje mund të drekojnë në kuzhinën e Drakulës dhe të shijojnë ushqimet që ai konsumonte.



