Situata e zjarreve në zonën e Shkodrës dhe Malësisë së Madhe është vënë nën kontroll. Aktualisht mbetet vetëm një vatër zjarri aktive, në fshatin Vukpalaj të Bashkisë Malësi e Madhe.

Gjatë gjithë natës në këtë vatër zjarri kanë punuar 6 efektivë zjarrfikës dhe 2 automjete zjarrfikëse. Aktualisht zjarri nuk paraqet rrezik për banesa.

Në Bashkinë Shkodër vijon të monitorohet nga ADZM Mali Koloj dhe fshati Baks Rrjoll, nuk ka vatër zjarri aktive.

Sipas të dhënave të Bashkisë së Shkodrës, ka vatër aktive në Malin e Gjymit, por është e pamundur ndërhyrja për shkak të lartësisë, aktualisht kjo vatër po monitorohet nga specialistë të ADZM.

Ndërsa në Lezhë, situata paraqitet më problematike. Në këtë qark janë disa vatrat aktive, intensiteti i të cilave ka rënë gjatë natës, megjithatë flakët vijojnë të përparojnë.

Vatra e zjarrit në fshatin Malecaj njësia administrative Balldren, bashkia Lezhë, vazhdon të jetë aktive, me instensitet të ulur në këto momente, për shkak të natës. Gjatë orëve të ditës së sotme, sipas raportimeve të Komandatit të MZSH ka pasur një aktivzim në jug të fshatit, në drejtim të lagjes “Shqut” dhe “Ish Kampi”, të fshatit Malecaj. Një grup nga njësia njësia administrative Balldren po monitoron zjarrin për të mos u afruar në drejtim të banesave. Në këtë vatër zjarri po operojnë vetëm nga njësinë administrative Balldren, e grupe vullnetarësh nga fshati. Autoritetet lokale njoftojnë se kanë kërkuar ndihmën e Forcave të Armatosura.

Bazuar në raportimet e fundit të drejtuesit të operacionit të bashkisë Lezhë, ky zjarr kishte dalë jashtë kontrollit, duke rritur përmasat dhe duke ju afruar shtëpive të fshatit Mal i Rrencit, njësia Shëngjin. Për të bërë të mundur vënien nën kontroll të kësaj vatre zjarri, i cili po u afrohet shtëpive të fshatit Mal i Rrencit, lagja Margjonaj, Njësia Shëngjin, kemi kërkuar mbështetje me 50 efektiv të FA, për ditën e nesërme.

Një tjetër vatër aktive është ajo në Torovicë.

Vatra e zjarrit në pjesën e sipërme të malit Kakarriq, në afërsi të fshatit Torovicë, nj.ad. Balldre, bashkia Lezhë është aktive në majën e malit të Kakarriqit, por pa rrezikuar banesa. Lloji i sipërfaqes së përshkuar është shkurre dhe barishte. Kjo vatër zjarri po mbahet në monitorim nga njësia njësia administrative Balldren.

Në orët e pasdites së djeshme është shfaqur një vatër zjarri e fuqishme, mbi qytetin e Shëngjinit, në fshatin Mal Shëngjin.

Aktualisht intensiteti i zjarrit është i ulur për shkak të natës. Kjo vatër mendojmë që është vënë nën kontroll, nga ana e qytetit, problem ngelet pjesa e vatrës së zjarrit nga ana veriperëndimore e qytetit, pasi pylli është kryesisht me pishë të lartë dhe i dendur. Kjo vatër zjarri po mbahet nën monitorim nga 3 mjete të MZSH Lezhë, 1 i Portit Shëngjin, dhe 1 mjet i FA, me personelin përkatës. Sipas planit në këtë vatër zjarri po operojnë krahas forcave bashkiake të djeshme dhe 50 efektivë të FA.