Seanca plenare e 16 prillit/ Votimi i akteve ligjore do të zhvillohet nominal dhe me fletë votimi

Seanca plenare e 16 prillit/ Votimi i akteve ligjore do të zhvillohet nominal dhe me fletë votimi

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin miratoi sot projektvendimin për disa shtesa në Rregulloren e Kuvendit në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme.

Sot u mblodh Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për të shqyrtuar projektvendimin “Për disa shtesa në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004 “Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë, të ndryshuar”, nismë e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Mbledhja u zhvillua online, me anë të mjeteve të komunikimit elektronik Cisco Ëebex të instaluar në Kuvend.

Në fillim të mbledhjes, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, informoi anëtarët e Këshillit se “Komisionet e përhershme parlamentare po funksionojnë online dhe po shqyrtojnë aktet ligjore që janë në rendin e ditës së seancës së ardhshme plenare. Edhe pse në kushte jo të zakonshme, puna e komisioneve ka qenë produktive dhe debati parlamentar nuk ka munguar.”

Projektvendimi i miratuar shton në Rregullore disa nene të veçanta  për rastet e masave të jashtëzakonshme, duke parashikuar zhvillimin e mbledhjeve të Kuvendit dhe të organeve të tij në distancë, nëpërmjet mjeteve elektronike të komunikimit si edhe me numër të reduktuar të deputetëve dhe përcakton procedurat e votimit në këto raste.

Në fund, kryeparlamentari Ruçi, tërhoqi vëmendjen për disa aspekte proceduriale të zhvillimit të seancës plenare të datës 16 prill, si kufizimin e kohës dhe numrit të diskutimeve dhe mënyrën e votimit. Për të shmangur mbipopullimin e sallës së seancës, procesi i votimit të akteve ligjore në seancën e datës 16 prill do të zhvillohet nominal dhe me fletë votimi.

Kryetari i Kuvendit porositi anëtarët e Këshillit dhe shërbimet e Kuvendit edhe për disa aspekte praktike të zhvillimit të seancës,  kujdesin që duhet të tregojnë për zbatimin e masave mbrojtëse, dezinfektimin e mjediseve, matjen e temperaturës  së deputetëve para hyrjes në sallën e  seancës, pajisjen e tyre me maska e doreza, etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy