Mbajti peng fëmijët/ Daja i bashkëshortes së Aleks Markut: Ushtronte dhunë në familje, i drogonte (VIDEO)

Mbajti peng fëmijët/ Daja i bashkëshortes së Aleks Markut: Ushtronte dhunë në familje, i drogonte (VIDEO)

Aleks Marku, i cili u arrestua sot se mbajti peng dy fëmijët e tij të mitur dhe qëllonte me kallashnikov, ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij.  Kështu është shprehur Nikoll Gjonaj, daja i  gruas së Aleks Markut.

Ai tregon se Aleks Marku ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj gruas së tij, si psikologjike, ashtu edhe fizike.

Nikoll Gjonaj thotë se e kanë denoncuar Aleks Markun për dhunën që ushtronte, ndërsa akuzon Policinë e Shtetit se e merrte në mbrojtje dhe e ka lënë të lirë.

Për fatin e keq të motrës time që i ka dhënë vajzën këtij mostre se njeri s’mund ti thuash, ka 12-13 vite që ja ka dhënë unë kam qenë kundërshtar i këtij vendimi. Fati i keq i asaj vajze që ka marrë për bashkëshortë një njeri drogaxhi dhe atë punë që ka bërë me veten e ka bërë dhe me mbesën time dhe fëmijët.

Ai ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike në familje, ai është i droguar vetë, mbesa ime dhe fëmijët, i çonte grykën e pushkës duke i thënë të vras, duke i varur qesen e drogës në qafë rrugëve të Italisë për të shitur drogë në orët e vona të natës.

Jo që se kemi denoncuar, por e kemi bërë shumë herë, por kur s’ke mbështetje se policia e merrte në mbrojtje dhe pastaj e lironte sepse kjo është policia e pushtetit dhe jo e shtetit, merr në mbrojtje krimin. Ajo që ndodhi para ca ditësh në Shkodër, ku nëna u mbyt me tri fëmijët e saj, ka dashur ta bëjë dhe mbesa ime, por se ka marrë iniciativën se është zor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy