Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme

Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme

Qarkullimi i masave ajrore me origjinë Perëndimore-Veriperëndimore do të sjellë mot të paqëndrueshëm në territorin Shqiptar.

Vranësirat do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit të cilat në zonat Qendrore dhe Juglindore do të gjenerojnë reshje të pakta shiu.

Parashikohet që pas-mesditës dhe në vijim moti të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave në të gjithë territorin, ku në Qendër dhe Lindje do të ketë edhe rrebeshe afat-shkurtra shiu.

Fibank 

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 24°C vlera maksimale e cila pritet në qarkun e Vlorës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi Perëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzim i ulët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy