Kim Kardashian është duke e "rivlerësuar" marrëdhënien e saj me Balenciaga pasi marka tërhoqi reagime për prodhimin e një fushate reklamuese ku shfaqeshin fëmijë që mbanin arushë pelushi të veshur me parzmore të stilit BDSM.
Ylli theu heshtjen e saj për polemika në një deklaratë në Tëitter të dielën mbrëma pasi fansat kishin kërkuar që ajo të bojkotonte shtëpinë luksoze të modës për disa ditë.
“Kam qenë e heshtur ditët e fundit, jo sepse nuk kam qenë e neveritur dhe e indinjuar nga fushatat e fundit e Balenciaga-s, por sepse doja një mundësi për të folur me ekipin e tyre për të kuptuar vetë se si mund të kishte ndodhur kjo,” shkruan Kardashian.
“Si nënë e katër fëmijëve, jam e tronditur nga imazhet shqetësuese,” shtoi ajo. “Siguria e fëmijëve duhet të trajtohet me respektin më të lartë dhe çdo përpjekje për të normalizuar abuzimin e fëmijëve të çfarëdo lloji nuk duhet të ketë vend në shoqërinë tonë.

Balenciaga e hoqi fushatën e cila përfshinte gjithashtu një kopje të shtypur të një vendimi të Gjykatës Supreme të SHBA-së mbi ligjet e pornografisë për fëmijë në sfondin e një fotoje, ndërsa më vonë pas protestave në rritje ajo kërkoi falje.
Reklamat ishin të koleksionit të pranverës 2023 të Balenciaga, i cili debutoi këtë vjeshtë në Javën e Modës në Paris.
“Unë e vlerësoj heqjen e fushatave nga Balenciaga dhe faljen”, shkroi Kardashian në Tëitter. “Duke folur me ta, besoj se ata e kuptojnë seriozitetin e çështjes dhe do të marrin masat e nevojshme që kjo të mos ndodhë më kurrë.”
Themelueja e Skims dhe ylli i realitetit ka një histori të gjatë me Balenciaga, duke përfshirë pozimin në fushatën e saj të dimrit 2022 dhe në Paris në korrik.

Gati një orë pasi ajo postoi deklaratën e saj fillestare, Kardashian, 42 vjeç, postoi një deklaratë tjetër.
“Sa i përket të ardhmes sime me Balenciaga, aktualisht jam duke rivlerësuar marrëdhënien time me markën, duke e bazuar atë në gatishmërinë e tyre për të pranuar përgjegjësinë për diçka që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë”, ka shkruar ajo.
Fansat kishin vërshuar në seksionet e komenteve të Kardashian në Instagram, duke e kritikuar atë për heshtje në fushatën reklamuese.
Të premten, Balenciaga ngriti një padi prej 25 milionë dollarësh kundër kompanisë së prodhimit dhe skenografit pas fushatës së diskutueshme reklamuese në një përpjekje të dukshme për të zhvendosur fajin.




