
Avokati Arbër Hoxha tha në studion e MCN Informacion se në banesat me qira ditore ka lulëzuar prostitucioni dhe trafiku i lëndëve narkotike.
Sipas Hoxhes, shqetësues mbetet fakti që policia nuk ka kontroll mbi territorin.
Përgjithësisht në banesat me qira ditore ka lulëzuar deri më tani biznesi i eskortave ose prostitucionit, të paktën të huajt të cilët jetojnë me ditë apo me javë brenda territorit të Shqipërisë sidomos në qytetet e mëdha siç janë Tirana, Durrësi apo dhe qytetet në rivierën shqiptarë gjatë sezonit veror preferojnë të qëndrojnë në këto banesa me qira ditore, një javë apo 10 ditë apo 2 javë dhe aty ushtrojnë aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit. Por jo vetëm, është dhe trafiku i lëndëve narkotike në doza të vogla apo dhe të mesme dhe më pas janë dhe krime të tjera të cilat derivojnë nga këto dy krime parësore, të cilat mund të jenë plagosjet, të rënda apo të lehta, qoftë edhe vrasjet.
Është një biznes që përveç atyre pak të ardhurave që i sjell qytetarit që e jep me qira ditore, por krijon dhe një lloj evazioni fiskal.
Shqetësuese është mungesa e kontrollit që ka policia mbi territorin e caktuar dhe mbi këto banesa që shpeshherë janë dhe pranë qendrave të banuara.



