Berisha: Nuk jap dorëheqjen nga drejtimi i PD. Nisim foltoret në të gjithë vendin

Berisha: Nuk jap dorëheqjen nga drejtimi i PD. Nisim foltoret në të gjithë vendin

Kreu i PD Sali Berisha paralajmëroi sot nisjen e foltoreve jashtë Tirane, në të gjithë vendin. 

 

“Këtë javë fillojmë foltoret jashtë Tirane dhe do të vazhdojmë në të gjithë vendin”, tha Berisha në një konferencë për mediat.

 

I pyetur se kur do të largohet nga drejtimi i partisë, Berisha tha se PD e përcakton fatin e drejtuesve nëpërmjet votes. 

 

PD e përcakton fatin e drejtuesve të saj dhe përfaqësuesve nëpërmjet votës. Humbja e zgjedhjeve është kriteri më i shëndoshë i dorëheqjes së atyre që drejtojnë, por në kushtet kur zgjedhjet janë farsë dhe jo zgjedhje normale, një akt i tillë do i shërbente diktatorit dhe atyre që shpikin pluralizmin, do i shërbente diktatorin”, u shpreh ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy